​Klopp në Bayern? Përgjigjet agjenti i tij

  • 03 January 2018 - 18:49
​Klopp në Bayern? Përgjigjet agjenti i tij

Marc Kosicke, agjent i trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp ka mohuar lajmet se klienti i tij do të marrë drejtimin e Bayernit sezonin e ardhshëm

Bayern Munich është në kërkim të një trajneri për sezonin e ri, pasi Jupp Heynckes do të pensionohet për herë të dytë në fund të këtij sezoni.

Mediat gjermane shkruajnë se Jurgen Klopp është alternativa e parë e Bayernit, por ky lajm mohohet nga agjenti i trajnerit.

“Klopp në Bayern? Nuk ka asgjë prej kësaj”, ka thënë Kosicke për Sport1.

(Kosova Sot)