Vjen Martinez, largohet Icardi
Interi është shumë pranë kompletimit të marrëveshjes me Racing Club për Lautaro Martinez.
Megjithatë, Interi mund ta humbasë Mauro Icardin, varësisht se a kualifikohet për garën e Ligës së Kampionëve këtë sezon, raportojnë mediat italiane, përcjell Express.
Media të ndryshe sugjerojnë se marrëveshja mes Interit dhe Racing Club është e pashmangshme, me drejtorin sportiv të zikaltërve, Piero Ausilio që e shikoi nga tribunat 21-vjeçar duke shënuar het-trik në fundjavë.
Martinez tashmë ka arritur marrëveshje me Interin për kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej 1.8 milionë euro.
Janë ngritur shumë pyetjeve nëse Martinez është pasardhës i Icardit apo dikush që do të luajë përkrah tij.
Sipas FCInterNeës.it, kjo varet nga kualifikimi apo jo i Interit në Ligë të Kampionëve.
(Kosova Sot)