300 gola në La Liga, flet Ronaldo
Ronaldo ka arritur në kuotën e 300 golave në La Liga, vetëm futbollisti i dytë në histori të Spanjës që regjistron shifra të tilla. Leo Messi është i pari me 371 finalizime.
300 gola në La Liga në vetëm 285 paraqitje – Cristiano Ronaldo ka shprehur gëzimin e tij për këtë arritje me fanellën e Real Madridit.
Para portugezit qëndron vetëm Lionel Messi. Me dy golat kundër Gironas, magjiku i Barcelonës ka shkuar në 371 finalizime në La Liga në 404 paraqitje.
“I lumtur për arritjen e 300 golave në La Ligan spanjolle me Real Madridin. Shkojmë ekipi”, ka shkruar Ronaldo në “Instagram”.
(Kosova Sot)