E konfirmon Valverde, Iniesta mund të mungojë kundër Chelseat

  • 09 March 2018 - 20:25
E konfirmon Valverde, Iniesta mund të mungojë kundër Chelseat

Valverde nuk e ka përjashtuar mungesën e Iniestas kundër Chelseat.

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, u lëndua kundër Atletico Madridit dhe është duke luftuar me kohën për të qenë gati për ndeshjen e së mërkurës kundër Chelseat në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë Ernesto Valverde tha se është ende herët për të konfirmuar nëse spanjolli do të mungojë në “Camp Nou” të mërkurën.

“Momentalisht, ai është duke u stërvitur i veçuar”, tha Valverde. “Nuk duam t’i përshpejtojmë gjërat, është shumë herët për të thënë nëse do të jetë i gatshëm për javën e ardhshme”.

“Kemi lojtarë të ngjashëm, edhe pse ai është unik. Kemi lojtarë si; Denis Suarez dhe Philippe Coutinho, Andre Gomes gjithashtu. Ata mund të luajnë në pozicionin e Iniestas”, shtoi mes tjerash Valverde.

(Kosova Sot)