Panucci nis të mësojë shqip, me fjalë ‘të pista’

  • 19 March 2018 - 15:26
Panucci nis të mësojë shqip, me fjalë ‘të pista’

Futbollistët nuk kanë b… të zgjedhin vetë”, tha Panucci duke iu referuar talenteve shqiptarë nëpër botë, “lufta” e fundit mes Kosovës e Shqipërisë ishte për Edon Zhegrovën, ky i fundit zgjodhi “Dardanët”.

Nëse De Biasi i bëri të gjitha manovrat për të qenë sa më shumë shqiptar, kur pas pasaportës shqiptare mësoi të flasë edhe shqip, pasardhësi i tij, Cristian Panucci nuk ka pasur kohë mjaftueshëm që të tregojë shenja të shqiptarizimit.

Gjithsesi ish-mbrojtësi i Milanit e ka vullnetin që të flasë shqipen, edhe pse nuk e ka bërë me fjalët më të mira të mundshme.

Në konferencën në prag të grumbullimit të ekipit kombëtar për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, Panucci i është përgjigjur interesimit të gazetarëve për refuzimin që disa futbollistë i kanë bërë Shqipërisë.

“Nëse një futbollist më thotë një herë jo, ai nuk ka mundësi të kthehet më te Shqipëria. Gjithsesi dua të theksoj se këta futbollistë nuk kanë b… të zgjedhin vetë”, u shpreh trajneri italian i Shqipërisë.

Panucci këtu mund t’iu ketë referuar Edon Zhegrovës, për të cilin tha se ishte afër që të zgjedhë Shqipërinë para Kosovës.

“Edon Zhegrova ishte i gatshëm të vij te ne, por ndikoi ndërhyrja e të atit”, ka deklaruar Panucci.

Zhegrova pritet të debutojë për Kosovën në miqësoren kundër Madagaskarit me 24 mars, kurse “Dardanët” do të përballen me 27 mars edhe me Burkina Fasos, së bashku me trajnerin e ri, Bernard Challandes.

(Kosova Sot)