Buffon shpërthen me nervozizëm ndaj bashkëlojtarëve

  • 24 April 2018 - 11:30
Buffon shpërthen me nervozizëm ndaj bashkëlojtarëve

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka shpërthyer me nervozizëm të theksuar ndaj bashkëlojtarëve pas humbjes 1-0 ndaj Napolit në fundjavë.

Napoli e mposhti Juven falë golit të vonshëm me kokë të Kalidou Koulibaly, duke e zvogëluar epërsinë e Juventusit në vetëm një pikë në krye të renditjes në Serie A.

“Zonja e vjetër” do të ketë përballje shumë më të vështira në katër xhirot e mbetura, pasi do të ballafaqohet me Interin dhe Romën, prandaj nuk i lejohet të bëjë më gabime.

Sipas të gjitha gazetave të mëdha të sportit në Itali, Buffon iu ka drejtuar bashkëlojtarëve më fjalë të ashpra në dhomën e zhveshjes, veçanërisht Medhi Benatias.

Qendërmbrojtësi maroken dështoi ta mbulonte Koulibalyn në rastin e golit të fitores dhe për këtë mori kritika të ashpra nga kapiteni. 

(Kosova Sot)