Zidane: Nuk do ta bëjmë në pantallona kundër Bayernit

  • 25 April 2018 - 11:30
Zidane: Nuk do ta bëjmë në pantallona kundër Bayernit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është dukur mjaft optimist para ndeshjes gjysmëfinale kundër Bayern Munichut, që do të zhvillohet sonte në “Allianz Arena”.

Trajneri francez ka qenë i qartë se askush nga skuadra e tij nuk do t’i frikësohet kundërshtarit në ndeshjen e parë në Gjermani.

“Nuk do ta bëjmë në pantallona, nuk ndodh”, ka thënë Zidane në konferencë për media para ndeshjes.

Ai ka insistuar se skuadrës së tij i pëlqen të luajë ndeshje të mëdha dhe emocionale.

“Neve na pëlqen t’i luajmë këto ndeshje, të cilat janë emocionale po ashtu, dhe jemi të gatshëm ta bëjmë një ndeshje të madhe”, shtoi francezi.

(Kosova Sot)