S’kanë të ndalur problemet për Rusinë ndaj Uruguait

  • 25 June 2018 - 16:55
S’kanë të ndalur problemet për Rusinë ndaj Uruguait

Rusisë i janë shtuar problemet në ndeshjen që po zhvillohet momentalisht kundër Uruguait në Samara.

Përveç se po humb 2-0, Rusia tani ka mbetur me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit nga loja të Smolnikov në minutën e 36-të.

Smolnikov e mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje të ashpër.

Uruguai dhe Rusia po luftojnë për pozitën e parë në Grupin A, pasi kualifikimin e kanë siguruar në ndeshjen e parafundit të grupit.


(Kosova Sot)