Alarm në Madrid, Marcelo i ndërpret pushimet para kohe dhe...

  • 17 July 2018 - 20:05
Alarm në Madrid, Marcelo i ndërpret pushimet para kohe dhe...

Marcelo ka habitur duke u shfaqur në qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas, të martën.

Mbrojtësi i majtë brazilian i ndërpreu pushimet në gjysmë për t’u rikthyer në Madrid dhe t’i përshëndesë bashkëlojtarët, si dhe trajnerin e ri, Julen Lopetegui.

Marcelo u pa brenda qendrës stërvitore dhe nuk deshi të ndalej të fliste para gazetarëve. Ai u pa duke biseduar me Lopeteguin, të cilin e takoi për herë të parë. Por, prezenca e Marcelos në qendrën stërvitore ka shkaktuar alarm në klub.

Mendohet se ai mund të largohet nga Real Madridi pas Cristiano Ronaldo, dhe ardhja e tij para kohe në klub veçse i ka ndezur spekulimet.

Vetëm 24 orë pasi Cristiano Ronaldo u prezantuar si lojtar i Juventusit, portugezi i kërkoi klubit të ri ta blejë tashmë ish-bashkëlojtarin e tij në Madrid.

Megjithatë, s’do të jetë e lehtë për Juven. Marcelo është pjesë e Madridit tash e 11 vjet dhe vitin e kaluar nënshkroi kontratë me kohëzgjatje deri më 2022.

 

(Kosova Sot)