De Bruyne, testet mjekësore te Manchester City?

  • 27 August 2015 - 22:06
De Bruyne, testet mjekësore te Manchester City?

Menaxheri i Wolfsburgut, Klaus Allofs ka konfirmuar se Kevin De Bruyne është shumë pranë transferimit te skuadra e Manchester Cityt.

Allofs ka konfirmuar se Kevin De Bruyne është shumë pranë kalimit te Manchester City.

“Ne jemi shumë afër. Ndoshta vendimi do të vjen në orët e ardhshme, ose më së largu nesër”,tha Allofs.

Dhe, goal.com ka konfirmuar se lojtari pritet që tashmë t’i nënshtrohet testeve mjekësore, para se të nënshkruajë kontratë me skuadrën angleze.