Emery: Premierliga i ka lojtarët dhe skuadrat më të mira

  • 25 September 2018 - 11:58
Emery: Premierliga i ka lojtarët dhe skuadrat më të mira

Trajneri spanjoll i Arsenalit, Unai Emery, pretendon se liga ku ai tani garon me klubin e tij të ri është liga më garuese në botë, për shkak se ka lojtarët dhe skuadrat më të mira.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Emery ka punuar në Spanjë dhe në Francë, si dhe në Rusi, mirëpo ai thotë se kurrë nuk është sfiduar me një ligë kaq të vështirë sa Premierliga.

“Është shumë e vështire. Këtu ka skuadra me të vërtetë shumë të mira dhe këtu çdo ndeshje, si ajo e djeshmja kundër Evertonit, është shumë e vështirë”, ka thënë Emery.

“Këtu ka shumë lojtarë të mirë, mendoj se lojtarët më të mirë dhe skuadrat më të mira të botës janë në këtë garë, janë këtu”.

Edhe vet skuadra e Emeryt ka qenë në formë mjaft të mirë gjatë ndeshjeve të fundit të Premierligës, duke i siguruar fitoret radhazi pasi e kishin filluar sezonin me dy humbje, kundër Chelseat dhe Manchester Cityt.

“Lojtarët e kanë dëshmuar që nga dita e parë se turneut parasezonal se ata do të tentojnë çdo ditë të japim më të mirën e tyre. Mendoj se po përmirësohemi çdo ditë dhe jam shumë i lumtur”.

“Por na nevojitet më shumë kohë. Në duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi”.

(Kosova Sot)