Mourinho shpërthen në të shara: Në djall ju bij bushtrash!

  • 07 October 2018 - 10:23
Mourinho shpërthen në të shara: Në djall ju bij bushtrash!

rajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka shpërthyer në të shara pas fitores së skuadrës së tij me rikthim të jashtëzakonshëm 3-2 ndaj Newcastle Unitedit.

Përkundër fitores, Mourinho – tashmë nën presion të madh – u shfryu zemërimin rrugës për në tunel pas fishkëllimës së fundit në “Old Trafford”.

Mediat britanike sugjerojnë se portugezi tha “fodas filhos de puta” në gjuhën portugez.

Në shqip, fjalët e tij përkthehen si në vijim: “Pirdhuni, bij bushtrash”.

Unitedi renditen në pozitën e tetë në Premierligë momentalisht, ndërsa fitorja e së shtunës në “Old Trafford” ishte e para që prej muajit gusht. 

 

 

(Kosova Sot)