Asistet e Xhakës dhe Shaqirit ia sollën fitoren Zvicrës kundër Islandës
Zvicra ka shënuar një fitore të madhe në Islandë që e lënë atë konkurruese për vendin e parë në grup. Pas humbjes me Belgjikën si mysafirë, Zvicra sot e ka mundur Islandën me rezultat 0-2
Zvicra ka arritur sot një fitore të madhe kundër vikingëve të Islandës pasi që i ka mposhtur ata me rezultat 0-2 në Raikaëik.
Zvicra ishte më kërkuese edhe në pjesën e parë dhe pati më shumë mundësi për të shënuar por edhe rastet ishin të saj.
Megjithatë, gol nuk pati në këtë pjesë dhe të dy golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë.
Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Zvicrën dhe të goli i parë arritën në minutën e 51’të, ku Granit Xhaka bëri një asist për Haris Seferovic që shënoi për golin e parë.
Shqiptarët ishin protagonistë edhe në golin e dytë të Zvicrës.
Në minutën e 66’të, Shaqiri bëri një krosim për Lang, i cili shënoi golin e dytë.
Deri në fund të ndeshjes islandezët u munduan që të bëjnë diçka për të kthyer rezultatin por nuk patën sukses.
Islanda pas shumë insistimeve arriti që të ngushtoi epërsinë dhe këtë e bën në minutën e 80 me një gol të bukur nga Alfred Finnbogason.
Islanda ishte shumë afër për ta barazuar rezultatin në minutat e fundit, sidomos në minutën e 85 ku mbrojtësit zviceran largojnë nga vija fatale e portës topin.
Me këtë fitore Zvicra bën gjashtë pikë nga 3 ndeshje të zhvilluar.
Zvicra duhet ta mposhtë Belgjikën në shtëpi për ta marrë vendin e parë në grup, ndërkaq Islanda që në edicionin e radhës së Ligës së Kombeve nuk do të luajë më në Ligën A, por në Ligën B te Kombeve.
(Kosova Sot)