Dy gola të shpejtë në ndeshjen Wolfsburg – Bayern Munich
Bayern Munich është duke fituar 3-1 ndaj Wolfsburgut, në një ndeshje të Bundesligës, që po zhvillohet momentalisht në “Volkswagen Arena”.
Weghorst e uli në 1-2 epërsinë e mysafirëve duke e thyer agullin për skuadrën e vet në minutën e 63-të.
Por, shpresat për t’u kthyer në lojë Wolfsburgut ia shoi James Rodriguez që realizoi në minutën e 72-të, duke i dhënë epërsinë prej 3-1 Bayernit.
(Kosova Sot)