De Biasi: Ndaj Danimarkës do të luajmë me zemër

  • 04 September 2015 - 17:48
De Biasi: Ndaj Danimarkës do të luajmë me zemër

Misioni Danimarkë ka nisur nga salla e konferencave për trajnerin Gianni de Biasi dhe kapitenin Lorik Cana, që përpara mediave daneze kanë folur për sfidën e kësaj të premte duke mos fshehur besimin te forca e tyre, por duke pranuar dhe vështirësitë e 90 minutave që do të luhen në “Parken Stadion”. Numri 1 i stolit të Shqipërisë cilësoi Danimarkën si favorite për fitimin e ndeshjes por shtoi se skuadra e tij luan me zemër dhe do të provojë të bëjë rezultat në këtë sfidë.

“Ndaj Danimarkës luajmë një pjesë të rëndësishme të objektivit. E kemi përgatitur mirë këtë ndeshje dhe shpresoj që gjërat të shkojnë siç duhet”.

Për kapitenin Lorik Cana skuadra do të bëjë maksimumin për të arritur fitoren, por dhe një barazim do të ishte i kënaqshëm.

“. Jemi në gjysmë të rrugës por kjo ndeshje është vendimtare për të dyja skuadrat. Mbështetja e tifozëve do të jetë shumë e rëndësishme. Gjithmonë na kanë përkrahur dhe jashtë fushe kemi qenë disa herë më shumë në numër sesa vendasit. Ne do të bëjmë maksimumin dhe për ta. Kam bindjen se mund të bëjmë rezultat me këdo. Humbja është e papranueshme, ata janë favorit por ne do të bëjmë lojën tonë. Dhe barazimi do të ishte një rezultat i kënaqshëm”, ka thënë ai.