Danimarkë – Shqipëri, ky është çmimi i biletave në tregun e zi
Çmimet e biletave në tregun e zi për ndeshjen Danimarkë – Shqipëri, shkojnë mes 250 e deri në 300 euro.
Danimarkë – Shqipëri, kjo është ndeshja e madhe që zhvillohet sonte në Kopenhagë.
Kurse, në tregun e zi, biletat për duelin në fjalë e arrijnë çmimin mes 250 e deri në 300 euro.
Ndeshja mes Danimarkës dhe Shqipërisë luhet në stadiumin “Parken” duke filluar nga ora 20:45.