Porto klub i madh, ja çfarë kanë menduar për refugjatët (Foto)
Skuadra nga portugalia Porto, është duke menduar për t’i ndihmuar refugjatëve sirianë, të cilët janë duke u përpjekur të hynë në tokat evropiane.
Gjigantët portugez kanë kërkuar nga klubet konkurrente për ti mbështetur ata, për ti dhuruar një euro për çdo biletë të shitur për dy raundet e para të turneut të Champions League.
Një letër drejtuar Presidentit të UEFA-s Michel Platini, klubi kishte thënë se ishte,
“ E pamundur të mbyllim sytë për dramën e emigrantëve dhe refugjatëve qe janë duke u përpjekur për të hyrë në tokën evropiane”.
Ata kanë nënshkruar dhe duke lënë fjalën kryesore në letër “ Le të luajmë për emigrantët”.
Porto do të fillojë këtë garë me 29 shtator ku përballet me Chelsean.
Nëse apelohet ky gjest i madh atëherë, shuma e donacioneve do të jetë më shumë se një milionë nga të gjithë 32 klubet që marrin pjesë në Champions League.