Xhaka i kushton poezi emocionuese nënës në ditëlindjen e saj

  • 14 November 2018 - 13:11
Xhaka i kushton poezi emocionuese nënës në ditëlindjen e saj

Mesfushori i Arsenalit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, e ka publikuar një poezi për nënën e tij në ditëlindjen e saj, në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Xhaka ka lindur në Basel të Zvicrës, megjithatë prindërit e tij, Eli dhe Ragip Xhaka, kanë prejardhje nga Kosova. Familja Xhaka ishte shpërngulur nga Podujeva në Zvicër në vitin 1990.

Kjo është poezia që Xhaka ia dedikoi nënës së tij:

A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër.

Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër.

Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë.

Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë.

Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri.

Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri.

Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote.

Se dashuri pa hile është veç dashuria jote.

Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi.

Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty

(Kosova Sot)