Roma dhe Milan kërkojnë Ogbonnan

  • 15 November 2018 - 19:39
Roma dhe Milan kërkojnë Ogbonnan

Mbrojtës i West Ham United, Angelo Ogbonna mund të rikthehet në Serie A, ose tek Roma ose tek Milan

Sipas Calciomercato.com, ish mbrojtësi i Torinos dhe Juventusit është një opsion për dy klubet italiane.

Si Roma ashtu edhe Milan kanë treguar interes për 30 vjeçarin, i cili është nën kontratë me Çekanët deri më 2022.

Besohet se ai mund të kalojë tek ta për rreth pesë milionë euro, edhe pse nuk përjashtohet opsioni i huazimit më të drejtë blerje.

Ogbonna ka 13 paraqitje për Italinë dhe u transferua në West Ham për 11 milionë euro nga Juventusi në verën e vitit 2015. 

 

(Kosova Sot)