Komentatori turk pëson sulm në zemër gjatë transmetimit direkt

  • 22 November 2018 - 11:33
Komentatori turk pëson sulm në zemër gjatë transmetimit direkt

Komentatori turk, Sukru Oytan, pësoi një atak kardiak në momentin kur ishte në transmetim të drejtpërdrejtë për ndeshjen Eskisehirspor-Umraniyespor.

Oytan dallohet që ndërsa por fliste humbet ndjenjat dhe pas disa çastesh shembet në dysheme. Kolegu i tij në studio, Guven Sabaz, fillimisht nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte, më pas vrapoi t’i jepte ndihmën e shpejtë.

Oytan aktualisht po merr mjekim intensiv në spital. Komentatori turk vetëm 10 ditë më parë kishte vendosur një stimulues kardiak. 

(Kosova Sot)