Barcelona e barazon rekordin e Bayern Munichut

  • 12 December 2018 - 09:55
Barcelona e barazon rekordin e Bayern Munichut

Barcelona e ka barazuar rekordin e Bayern Munichut duke regjistruar 29 ndeshje pa humbje në shtëpi në Ligën e Kampionëve, pas barazimit 1-1 ndaj Tottenhamit të martën mbrëma.

Barazimi 1-1 i së martës në “Camp Nou” e ka zgjatur ecurinë e Barçës si skuadër e pamposhtur në shtëpinë e vet në Evropë. Gjiganti katalonas i ka arritur 26 fitore dhe tri barazime në shtëpi nga shtatori i vitit 2013 deri më tani.

Gjiganti i Bundesligës Bayern Munich e vendosi këtë rekord duke qenë e pamposhtur në stadiumin e vet, atë kohë Olympiastadion, nga vitit 1998 deri më 2002.

Barcelona e kishte siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në Grupin B edhe para ndeshjes ndaj Tottenhamit dhe tani e pret shortin për ta njohur kundërshtarin në fazën e 1/8 së finales.

Vlen të ceket se gjatë këtij takimi, në të cilin Ernesto Valverde startoi me 7 ndryshime dhe pa Leo Messin, Barça pati përqindjen më të ulët të posedimit të topit që prej vitit 2006, vetëm 48.8 për qind. 

(Kosova Sot)