Van Dijk: Nuk kemi frikë nga Man Unitedi

  • 14 December 2018 - 18:33
Van Dijk: Nuk kemi frikë nga Man Unitedi

Virgil van Dijk thotë se Liverpooli është në dijeni se do të përballet me Manchester Unitedin të dielën dhe nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

Liverpooli aktualisht është në krye të tabelës me një pikë më shumë se Manchester City, kurse të dielën do të ballafaqohet me rivalin e përbetuar, Unitedin në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë.

“Ne nuk kemi pse të frikësohemi nga asgjë”, ka thënë qendërmbrojtësi i Liverpoolit.

“Mirëpo ne presim rrezik nga ata. Unitedi ka lojtarë të mirë, veçanërisht në sulm, kështu që do të jemi të gatshëm”.

“Ne do ta bëjmë lojën tonë dhe do t’iu bëjmë atyre presion”.

 

(Kosova Sot)