Ish-drejtori i Milanit e padit klubin

  • 18 December 2018 - 14:04
Ish-drejtori i Milanit e padit klubin

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone, ka vendosur që të vazhdojë me padinë ndaj klubit kuqezi me akuzën për shkarkim të padrejtë.

Fassone u shkarkua nga pozita e drejtorit ekzekutiv në korrik të këtij nga kompania Elliot, të cilët e morën pronësinë e klubit, pasi që ish-pronari, Li Yonghong, e kishte fundosur klubin në borxhe.

Tani, agjencia italiane e lajmeve, Agenzia Nazionale Stampa Associata, ka raportuar se 54-vjeçari e ka bërë padinë në gjykatën italiane. Seanca e parë gjyqësore e këtij procesi do të zhvillohet po këtë javë, të mërkurën.

Avokati i Fassones, Francesco Rotondi, beson se shkarkimi u bë një formë hakmarrjeje dhe për këtë arsye ata kërkojnë që ky vendim të anulohet.

Në pozitën e drejtorin ekzekutiv të Milani u emërua, më 1 dhjetor, Ivan Gazidis, i cili më parë e luante të njëjtin rol në Arsenal. Më 18 shtator të këtij viti, ai kishte lajmëruar se do të largohej nga pozita e drejtorit të Arsenalit.

Pronarët e rinj të Milanit, kompania Elliot, ka bërë ndryshime të mëdha në klub. Tani në klub janë fytyra të njohur dhe të dashura për tifozët e Milanit, si Paolo Maldini dhe Leonardo. 

 

(Kosova Sot)