Lëndohet ylli i Shqipërisë, i duhet ndihma e patericave për të ecur

  • 11 January 2019 - 18:36
Lëndohet ylli i Shqipërisë, i duhet ndihma e patericave për të ecur

Sulmuesi kosovar i ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe Glasgow Rangers, Eros Grezda, është dëmtuar gjatë stërvitjeve me skuadrën e tij të premten në Spanjë.

Sulmuesi gjakovar, i cili është pjesë e skocezëve të Glasgow Rangers, ka pësuar një tjetër dëmtim në Spanjë, ku po kryen fazën përgatitore me ekipit e tij.

Paraprakisht dyshohet për probleme me kyçin e këmbës, ndërsa ende nuk janë dhënë afate për rikuperimin e plotë, por në media qarkulloi edhe fotoja e futbollistit kuqezi, që ecte mbi paterica.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar Grezda vuajti dëmtimet e vazhdueshme, ndërsa lëndimi i tanishëm i vjen në momentin kur kishte filluar rikuperimin e plotë dhe arritjen e formës më të mirë.

(Kosova Sot)