Mourinho: I kam refuzuar tri oferta pas shkarkimit nga Manchester United

  • 19 January 2019 - 23:09
Mourinho: I kam refuzuar tri oferta pas shkarkimit nga Manchester United

Njëri prej menaxherëve më të përfolur që duket se nuk i ka mbetur asnjë adhurues në Old Trafford, ka thënë se shërbimet e tij janë duke i kërkuar disa skuadra

Jose Mourinho ka thënë se ai ka refuzuar tri oferta për punë nga tre klube që nuk i ka specifikuar me emra pas largimit nga Manchester United.

Menaxheri portugez është liruar nga detyra e tij në Old Trafford pas dy viteve e gjysmë në detyrë muajin e kaluar.

“Pikësë pari jam shumë i lumtur me këto tri javë pushim”, ka thënë ish trajneri i Real Madridit dhe Interit për BeIN Sports, ku ka komentuar ndeshjet e kampionatit aziatik.

“Jam i lumtur me këtë përvojë. Do të kem edhe përvoja të tjera që normalisht nuk i kam pasur më parë”.

“Por, unë e njoh veten dhe e di që në fund të marsit do të vuaj pak nga kjo lumturi e imja”.

E njoh natyrën time. Lëvizja e ime e radhës? Nuk e di varët”.

“Do t’i analizoj gjërat. Nuk dëshiroj të flas tani, por dua të them se tashmë kam refuzuar tri opsione që me kanë ardhur pas largimit nga United”. 

 

(Kosova Sot)