Barcelona u kthehet fitoreve – Messi e shënon një penallti, e humb një tjetër

  • 16 February 2019 - 22:46
Barcelona u kthehet fitoreve – Messi e shënon një penallti, e humb një tjetër

Pas dy barazime të njëpasnjëshme në kuadër të La Ligës, Barcelona i është kthyer fitoreve, duke triumfuar në ndeshjen kundër Valladolidit, me rezultat 1:0, në xhiron e 24-të të La Ligës.

Këto tri pikë janë mjaft të rëndësishme për skuadrën e Ernesto Valverdes, të cilëve gjatë javëve të fundit u ishte afruar Real Madridi në tabelën e La Ligës. Mirëpo, me këtë fitore, katalonasit e përforcojnë pozitën e parë.

Golin e fitores e shënoi Lionel Messi, nga pika e penalltisë, në minutën e 43-të të ndeshjes. Gjyqtari e akordoi penalltinë pas një ndërhyrjeje që Michel e bëri ndaj Gerard Piques.

Gjyqtari e akordoi edhe një penallti tjetër, afër fundit të ndeshjes, këtë herë për një ndërhyrje ndaj Philippe Coutinhos. Mirëpo, këtë herë, Lionel Messi gaboi nga pika e penalltisë.

Përkundër kësaj penalltie të humbur, Messi ishte lojtari me vlerësimin më të lartë në këtë ndeshje. 

 

(Kosova Sot)