Dy shqiptarë në formacionin më të mirë në Europa League

  • 22 February 2019 - 20:34
Dy shqiptarë në formacionin më të mirë në Europa League

Është publikuar formacioni më i mirë i javës në Europa League.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë shpërblyer pas super paraqitjeve  të enjten mbrëma në stadiumin “Emirate”.

Arsenali preu bletën për fazën tjetër të Europa League pas fitores mbresëlënëse 3-0 në shtëpi ndaj Bate Borisov.

Në këtë ndeshje shkëlqyen Xhaka e Mustafi.

Graniti dhuroi dy asiste, njërin për Shkodranin që shënoi gol të bukur me kokë.

Ata tani janë zgjedhur në 11-shen më të mirë të javës në Europa League.

Kujtojmë se Arsenali, në fazën tjetër të kësaj gare do të përballet me ekipin francez, Rennes. 

 

(Kosova Sot)