Prishtina e dyfishon epërsinë ndaj Flamurtarit

  • 27 March 2019 - 14:35
Prishtina e dyfishon epërsinë ndaj Flamurtarit

Prishtina ka arritur ta shënojë edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Flamurtarit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës.

Në minutën e 22-të të ndeshjes, Mario Morina e shënoi edhe golin e dytë pasi një pasim i mirë nga bashkëlojtari e la atë të vetëm para portës.

(Kosova Sot)