Bashkimi fiton derbin e Prizrenit kundër Pontes

  • 27 March 2019 - 22:34
Bashkimi fiton derbin e Prizrenit kundër Pontes

Bashkimi e ka mposhtur 91:84 Ponte Prizrenin në derbin lokal në Superligë të mërkurën mbrëma.  

Bashkimi ka shënuar fitore në derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi në “Sezai Surroi” përfundoi me rezultat 91:84 në favor të Bashkimit.  

Edhe pas fitores, të 12-es këtë sezon, Bashkimi mbetet në pozitën e pestë me 36 pikë, por vetëm një më pak se Ponte në pozitën e katërt, e cila është e fundit që siguron një vend në play-off.

Më të dalluarit te Bashkimi ishin Jordan Capps me 26 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime, Drilon Hajrizi me 15 pikë, 9 kërcime e 8 asistime dhe Michael Martin me 15 pikë, 3 kërcime dhe 3 asistime.

Në anën tjetër, të Ponte Prizreni Malcolm Canada ishte me i dalluari me 25 pikë, 11 kërcime dhe 8 asistime.

(Kosova Sot)