Lojtari i fundit i Premierligës që arriti ta driblojë Van Dijkun

  • 30 March 2019 - 17:05
Lojtari i fundit i Premierligës që arriti ta driblojë Van Dijkun

Deri më tani, asnjë futbollist i Premierligës nuk ka arritur ta driblojë qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijkun, këtë sezon.

Mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk, ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon për Liverpoolin, pasi klubi pagoi 84 milionë euro për ta transferuar atë nga Southamptoni, para 15 muajve, transmeton Gazeta Express.

Siç është vërejtur nga Daily Mail, duhet të shkosh deri më 3 mars të vitit 2019 për ta gjetur herën e fundit që një futbollist ka arritur ta driblojë Van Dijkun në Premierligë.

Lojtari në fjalë është Mikel Merino, i cili në atë kohë po luante për Newcastle. Tani ai e gjen veten në vendlindje përsëri dhe është duke luajtur për Real Sociedadin.

Për më tepër, Van Dijk e ka dëshmuar këtë sezon se sa i kompletuar është si mbrojtës dhe i ka fituar të gjitha 18 duelet ajrore në Anfield, në ndeshjet e Premierligës. Ai nuk e ka humbur asnjë duel ajror që nga fillimi i janarit. 

(Kosova Sot)