S’ka vend për Zhegrovën as në stol të Baselit

  • 30 March 2019 - 18:53
S’ka vend për Zhegrovën as në stol të Baselit

Baseli e ka publikuar formacionin e parë të skuadrës për ndeshjen kundër Luzernit. Në këtë ndeshje janë titullar tre lojtarë me prejardhje shqiptare, mirëpo për Edon Zhegrovën s’ka vend as në bankën rezervë.

U largua nga Genku pasi nuk arriti të zë vend në formacion të parë, mirëpo e njëjta histori po e ndjek Edon Zhegrovën edhe në Basel.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Edon Zhegrova nuk ka arritur ta fitojë një vend as në bankën rezervë për ndeshjen e Super Ligës së Zvicrës kundër Luzernit, ku do të jenë titullar Albian Ajeti, Taulant Xhaka dhe Idriz Voca.

(Kosova Sot)