Mustafi e Lacazette, sikur Jack e Rose në Titanik!

  • 02 April 2019 - 15:17
Mustafi e Lacazette, sikur Jack e Rose në Titanik!

Futbollisti shqiptar e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke festuar me bashkëlojtarin francez, ndërkohë që e ka bërë një krahasim interesant dhe qesharak

Shkodran Mustafi ka qenë titullar dhe ka luajtur 90 minuta në fitoren e Arsenalit ndaj Newcastlet me rezultat 2:0 të hënën mbrëma.

Futbollisti shqiptar e ka festuar golin e dytë të “Topçinjve” së bashku me autorin e golit, Alexandre Lacazette, i cili shënoi në minutën e 83-të.

Mirëpo, mënyra e festimit të tyre ia ka kujtuar përfaqësuesit gjerman dashurinë e shprehur nga personazhet kryesore të filmit “Titanic”, Jack e Rose, të cilët i ngritin duart lart teksa anija e famshme po lundronte në oqean.

Mustafi, në postimin e tij në Instastory, fotografisë ia ka përcjellë një figurë të anijes dhe më poshtë këngën zanore të këtij filmi, të kënduar nga këngëtarja Celine Dion, “My Heart Will Go On”. 

Image

(Kosova Sot)