Brenda dhjetë sekondave, Mustafi luan Messin edhe veten

  • 02 April 2019 - 15:37
Brenda dhjetë sekondave, Mustafi luan Messin edhe veten

Arsenali kaloi në pozitën e tretë në tabelën e Premierligës me fitoren ndaj Newcastleit, mirëpo vëmendjen e tifozëve të klubit londinez e kapi një veprim i mbrojtësit Shkodran Mustafit gjatë ndeshjes.

Që nga transferimi i tij në Arsenal në vitin 2016, Shkodran Mustafi është kritikuar mjaft shumë për paraqitjet e tij. Ai kritikohet nuk mund të performojë vazhdimisht mirë, por herë pas herë bën gabime të mëdha.

Tifozët e Arsenalit e vënë re pikërisht këtë gjë brenda vetëm dhjetë sekondave në ndeshjen e së hënës, të cilën Arsenali e fitoi me rezultat 2:0.

Mustafi e tregoi anën e tij më të mirë, duke i kaluar disa kundërshtarë me topin në këmbët e tij. Por, pas një vrapi kaq të mirë, Mustafi e bëri njërin prej harkimeve më të këqija që tifozët e pranishëm në stadium e kishin parë ndonjëherë.

“Mustafi duke kaluar nga Messi në Mustafi”, shkruan një tifoz i Arsenalit, në llogarinë e tij në Twitter.

Në fund të videos shihet edhe bashkëlojtari i Mustafit, Pierre-Emerick Aubameyang, duke qeshur pas këtij harkimi

 

(Kosova Sot)