Milani kërkon të rikthehet te fitorja ndaj Udineses, formacionet

  • 02 April 2019 - 18:15
Milani kërkon të rikthehet te fitorja ndaj Udineses, formacionet

Pas dy humbjeve radhazi, Milani do të kërkojë ta rigjejë rrugën e fitores kundër Udineses në Serie A.

Milani e pret Udinesen në San Siro në një ndeshje të vlefshme për javën e 30-të në Serie A, e cilat nis në orën 19:00.

Në dy javët e fundit, kuqezinjtë u mposhten nga rivali Interi dhe Sampdoria, prandaj Gennaro Gattuso nuk ka hapësire për gabime këtë herë.

Udinese është duke luftuar për ta siguruar mbijetesën, pasi ka vetëm tri pikë më shumë se vendi i 18-të, Empoli, i cili nënkupton rënie nga liga.

Formacionet zyrtare:

Milan: G Donnarumma; Abate, Musacchio, Romagnoli, Laxalt; Bakayoko, Biglia, Calhanoglu; Paqueta; Piatek, Cutrone

Udinese: Musso; Ter-Avest, Opoku, De Maio, Zeegelaar; Fofana, Behrami, Samir; Pussetto, Lasagna, De Paul

(Kosova Sot)