Federata e Malit të Zi kërkon falje për abuzimet që futbollistët e Anglisë i përjetuan në Podgoricë

  • 02 April 2019 - 19:04
Federata e Malit të Zi kërkon falje për abuzimet që futbollistët e Anglisë i përjetuan në Podgoricë

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Momir Djurdevac, ka kërkuar falje për abuzimet që iu bënë futbollistëve të Anglisë gjatë ndeshjes kualifikuese për Kampionat Evropian në Podgoricë.

UEFA ka nisur hetimet ndaj Malit të zi për sjellje raciste, pasi disa lojtarë të Anglisë, përfshirë Danny rose dhe Callum Hudson-Odoi, ishin subjekt i abuzimit racor.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e ka quajtur “fatkeqësi”, derisa zëdhënësi i kryeministres britanike Theresa May i bëri thirrje organit qeverisës së futbollit evropian të ndërmarrë veprime të fuqishme dhe të shpejta kundër përgjegjësve.

Kërkim falja e Djurdevac vjen pasi ministri i Rinisë dhe Sportit i Malit të Zi, Nikola Janovic, e dënoi abuzimin që e përjetuan futbollistët anglezë.

“Dua ta dënoj sjelljen diskriminuese dhe thirrjet raciste ndaj futbollistëve me ngjyrë. U kërkoj falje të gjithë anëtarëve të delegacionit të Anglisë, nëse janë kthyer nga Mali i Zi me përshtypje të keqe”, tha Djurdevac për Sky Sport.

Mali i Zi do të jetë nikoqir i Kosovës në qershor, në ndeshjen e dytë të verdhekaltërve në Grupin A kualifikues për Kampionat Evropian. 

(Kosova Sot)