Vazhdojnë lajmet e këqija për Milanin: Donnarumma dhe Paqueta mungojnë kohë për të gjatë

  • 03 April 2019 - 16:47
Vazhdojnë lajmet e këqija për Milanin: Donnarumma dhe Paqueta mungojnë kohë për të gjatë

Milani i ka humbur dy nga titullarët e paprekshëm të skuadrës në kohët e fundit, portierin Gianluigi Donnarumma dhe mesfushorin Lucas Paqueta, si pasojë e lëndimeve.

Donnarumma pritet të mungojë disa javë për shkak të dëmtimit në kofshe, ndërsa Paqueta pritet të mungojë më gjatë si pasojë e lëndimit të nyjës.

Sport Mediaset dhe Sky Sport Italia raportojnë se Donnarumma e ka lënduar kofshën e djathtë kur e detyrua ta lërë takimin e Milanit me Udinesen pas vetëm 11 minutave lojë.

Ndërkohë, Paqueta do t’iu nënshtrohet më shumë testeve mjekësore në nyjën e djathtë sot më vonë dhe rreziku qëndron se atij do të mundë t’iu duhet më shumë kohë për t’u shëruar.

Milani dy takimet e ardhshme i zhvillohet kundër Lazios, në Serie A në një garë të nxehtë për vendin e katërt, si dhe në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

(Kosova Sot)