Mourinho në kontakte me Interin dhe Romën

  • 04 April 2019 - 19:18
Mourinho në kontakte me Interin dhe Romën

Jose Mourinho ka qenë në kontakte me Interin dhe Romën për një rikthim të mundshëm në Serie A.

Lajmin e ka bërë të ditur Sky Sport Italia, që nuk e mohon një rikthim të mundshëm të “Special One” në Itali.

Mourinho u shkarkua nga Manchester United në fund të sezonit të kaluar, por nuk e ka mohuar se edicionin e ardhshëm dëshiron sërish të drejtojë një skuadër, duke përjashtuar tani për tani Portugalinë.

Raportohet për një ribashkim Inter-Mou, që fituan tripletën në vitin 2010 dhe sipas “Tuttomercatoweb”, trajneri portugez madje do të pranonte pagë më të vogël, nga 10 milionë në 8 milionë euro në sezon.

Antonio Conte është një tjetër kandidatë për stolin e Interit.

Kurse tani “Sky Sport Italia” insiston se Roma e ka telefonuar Mourinhon, por negociatat janë pothuajse në fazën fillestare.

Nëse Mou kthehet në Serie A, më shumë gjasa ka që të ulet sërish në stolin e Interit. 

(Kosova Sot)