Në çerekfinale të Grand Prixit, Krasniqi përballet me xhudisten serbe

  • 05 April 2019 - 11:37
Në çerekfinale të Grand Prixit, Krasniqi përballet me xhudisten serbe

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, do të përballet me xhudisten serbe Andrea Stojandinov, në çerekfinale të Grand Prixit të Turqisë.

Për t’u kualifikuar në finale, në rundin e dytë të Grand Prixit të Turqisë, Nora Gjakova e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk

Gjakova e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa për të ardhur deri në këtë pikë xhudistja serbe u detyrua të fitojë kundër rumunes Monica Ungueranunë rundin e parë dhe kinezes Yao Xiong në rundin e dytë.

Për herë të fundit, xhudistja kosovare fitoi medalje në Grand Slamin e Parisit, ku e mori medaljen e argjendtë, në shkurt të këtij viti. Ndërsa, në garat e tjera që u zhvilluan këtë vit, Krasniqi pushoi.

Krasniqi është garuesja e vetme që e përfaqëson Kosovën në këtë turne, dhe do të garojë në ditën e parë të tij, pra të premten.

Përveç garës për medalje, Krasniqi do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020.

Image

Javën e kaluar, Kosova i fitoi dy medalje të arta në Grand Prix të Gjeorgjisë para një jave, falë Nora Gjakovës dhe Loriana Kukës. 

(Kosova Sot)