Celina titullar kundër Middlesbrough

  • 06 April 2019 - 15:35
Celina titullar kundër Middlesbrough

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Swansea City dhe Middlesbrough.

Mesfushori i talentuar i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, është duke zhvilluar një sezon pozitiv në Angli, në Championship.

Trajneri i Swansea City, Graham Potter, i beson shumë 22-cjeçarit dhe për këtë ia ka siguruar sërish një vend në 11-shen startuese.

Talenti i Kosovës ka bërë 39 paraqitje deri më tani këtë edicion për Swansean dhe ka shënuar 8 gola, derisa ka dhuruar edhe 6 asiste.

Pas 39 xhirove në Championship, Swansea renditet në pozitën e 14 me 50 pikë të grumbulluara.

Swansea City:

(Kosova Sot)