Trajnerin e Argjentinës e shkel makina

  • 09 April 2019 - 16:41
Trajnerin e Argjentinës e shkel makina

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, është liruar nga spitali në Mallorca ku qëndroi për pak orë pasi u godit nga një makinë derisa po i jepte biçikletës, njofton Federata e Futbollit e Argjentinës.

Scaloni u godit nga një veturë derisa po shëtiste me biçikletë, qëndroi disa orë në spital të martën para se të lirohej për në shtëpi

“Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, pësoi një aksident sot derisa po ngiste biçikletën. Ai është duke u kthyer në shtëpi tani pasi u lirua nga spitali”, shkroi Federata argjentinase në Twitter.

Gazeta spanjolle El Mundo shkroi të martën në mëngjes se Scaloni, i cili u emërua trajner permanent i Argjentinës në nëntor, u dërgua në spital me lëndime të shumta.

Scaloni do ta udhëheqë Argjentinën në Kupën e Amerikës këtë vit, në përpjekje për t’ia sjellë vendit trofeun e parë të madh që prej vitit 1993. 

(Kosova Sot)