Balotelli ia thyen hundën kundërshtarit, rrezikon pezullim të rëndë

  • 09 April 2019 - 22:36
Balotelli ia thyen hundën kundërshtarit, rrezikon pezullim të rëndë

Sulmuesi i Marseille, Mario Balotelli, përballet me një pezullim me tetë ndeshje mos lojë, për shkak se dyshohet t’ia ketë thyer hundën kundërshtarit në një incident pa top.

Balotelli ka bërë një fillim mahnitës në Marseille, që prej se iu bashkua klubit në janar, duke i shënuar shtatë gola në 10 ndeshje, por ndeshja e fundjavës mund të jetë e fundit e tij për këtë sezon.

Dyshohet se sulmuesi italian e goditi me bërryl mbrojtësin Pabli Castro gjatë një dueli pa top dhe si pasojë ia theu hundën në fitoren 2:0 të Marseille kundër Bordeaux.

Pasi gjyqtari i ndeshjes nuk e ka parë rastin, incidenti do të rishikohet nga Komisioni Disiplinor i Ligë 1.

Nëse shpallet fajtor për këtë, Mario do të pezullohet nga pesë deri në tetë ndeshje mos lojë.

(Kosova Sot)