Publikojnë foto me armë në Facebook, arrestohen

  • 11 April 2019 - 10:31
Publikojnë foto me armë në Facebook, arrestohen

Dje rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona pasi që kishin publikuar në Facebook foto me armë

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se dy të dyshuarve iu janë konfiskuar një një pushkë gjuetie e kalibrit 12 mm dhe një karabinë e kalibrit 7.62 mm.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit në rrjetin social Facebook kanë postuar foto me armë. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit 12 mm dhe një karabinë e kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot)