Tifozët i lëshojnë shishe kokës futbollistit shqiptar… ndërpritet ndeshja
Një incident ka ndodhur në ndeshjen mes Laçit e Skënderbeut këtë të shtunë, ku një shishe ka fluturuar në kokën e futbollistit të skuadrës korçare Kristi Vangjeli.
Ndeshja e javës së 30 është pezulluar për disa minuta teksa Vangjeli është shtrirë në fushë. Incidenti nuk kaloi pa u pasuar nga një irritim mes tifozerive të pranishme në stadium.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave është e një rëndësia të veçantë pasi vlen për një pozicion në kupat e Europës.
(Kosova Sot)