Muriqi shkëlqen dhe shënon sërish në Turqi, por goli i tij nuk i mjafton Rizesporit që barazon në fund të ndeshjes

  • 21 April 2019 - 17:13
Muriqi shkëlqen dhe shënon sërish në Turqi, por goli i tij nuk i mjafton Rizesporit që barazon në fund të ndeshjes

Vedat Muriqi e ka gjetur sërish golin në Superligën e Turqisë, të 14 në 32 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka dhuruar edhe 7 asistime.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të gjejë rrjetën në Superligën e Turqisë.

24-vjeçari e ka ndihmuar Rizesporin të rrëmbejë një pikë ndaj Istanbul Basaksehir, edhe pse ishin afër t’i rrëmbenin të tri pikët.

Sulmuesi i “Dardanëve” shënoi golin e epërsisë në minutën e 62’ dhe kur u mendua se gjithça po mbyllet me rezultatin 0-1, reaguan vendasit dhe shënuan për 1-1 në minutat e fundit të ndeshjes, përmes Edin Viscas.

Për Muriqin, kjo ishte ndeshja e 32 këtë sezon me fanellën e Rizespor dhe goli i 14, teksa ka dhuruar edhe 7 asiste. 

(Kosova Sot)