Mbappe kompleton het-trikun dhe tani po, e feston golin
PSG-ja është duke e mposhtur 3-0 Monacon në ndeshjen që po zhvillohet në “Parc des Princes”.
Është nata e sulmuesit, Kylian Mbappe. Pasi shënoi dy herë për vendasit në pjesën e parë, 20-vjecari ka gjetur golin edhe në pjesën e dytë.
Ai kompletoi het-trikun në minutën e 56’, duke shënuar për 3-0 dhe kësaj radhe, për dallim nga dy golat e parë, e festoi atë.
Ky ishte goli i 30 i Mbappes në 27 ndeshje në Ligue 1.
Pas disa muajsh, Neymar është kthyer nga lëndimi dhe është inkuadruar në lojë menjëherë në pjesën e dytë.
(Kosova Sot)