Pas festës për titullin e parë në Itali, Ronaldo shkon në Kroaci!

  • 22 April 2019 - 19:06
Pas festës për titullin e parë në Itali, Ronaldo shkon në Kroaci!

Cristiano Ronaldo shijoi titullin e parë kampion me Juventusin në Serie A, këtë të shtunë, në fitoren 2-1 ndaj Fiorentinës.

Pas titullit dhe festës me shokët e skuadrës, sulmuesi ka udhëtuar drejt Kroacisë, së bashku me të dashurën, Georgina Rodriguez.

Mësohet se portugezi ka zgjedhur të pushojë në Dubrovnik, aty ku kaloi edhe Pashkët.

Të dielën ai është fotografuar së bashku me disa miq të tij, teksa kanë vizituar një ishull të vogël, pranë Dubrovnikut.

Image

Më pas ka drekuar në një restorant të qytetit, teksa në fund nuk kanë munguar fotot me stafin dhe pronarin.

Nën masa të larta sigurie dhe nën shoqërinë e miqve të tij dhe Georginas, Ronaldo do qëndrojë deri të martën në Kroaci për të shijuar disa ditë pushimi. 

Më pas, të mërkurën do të kthehet në stërvitje, ku do të fillojë përgatitjen për sfidën me Interin, që mesa duket nuk e ka marrë aq seriozisht, pasi siguruan titullin kampion.

(Kosova Sot)