Mbrojtësi i Man Cityt: Tifozët e Man Unitedit më kanë kërkuar ta fitoj titullin

  • 23 April 2019 - 11:05
Mbrojtësi i Man Cityt: Tifozët e Man Unitedit më kanë kërkuar ta fitoj titullin

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker, beson se tifozët e Manchester Unitedit janë duke i mbështetur rivalët e qytetit të tyre në garën për titullin e Premierligës, për shkak të urrejtjes së madhe që ata e kanë për Liverpoolin.

Manchester City është në garë të zjarrtë me Liverpoolit për titullin e kampionit të Anglisë, pasi që Liverpooli e mban kreun me një pikë më shumë dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar se Manchester City, me vetëm pak ndeshje deri në fund.

Kjo do të thotë që përballja mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt do të jetë edhe më interesante sesa zakonisht, pasi që “Djajtë e kuq” janë rivali më i vështirë i skuadrës së Pep Guardiolës në katër ndeshjet e fundit.

Manchester Unitedi është i përqendruar ta sigurojë një vend në kuadër të top katërshes së Premierligës, ndërsa Manchester City e do titullin e kësaj gare. Të dyja skuadrat u eliminuan javën e kaluar nga Liga e Kampionëve.

Por, përkundër urrejtjes që tifozët e Manchester Unitedit e kanë për Liverpoolin, Walker beson se ata i pret një derbi i vështirë të mërkurën.

“Tifozët e Manchester Unitedit janë në një pozitë të vështirë natyrisht. Kur unë jam jashtë, duke i shëtitur qentë e mi, tifozët e Manchester Unitedit vijnë dhe më thonë: “Do të preferonim që City ta fitojë titullin e ligës para Liverpoolit””, ka zbuluar Walker.

“Është e çuditshme, mirëpo unë mund të ju sigurojë se lojtarët e Manchester Unitedit nuk do të na presin me tepih të kuq dhe të na thonë: “Vazhdoni City, shënonani gola”. Ata do të na i bëjnë të vështirë punën sepse është ndeshje futbolli dhe ata janë në luftë për top katërshe dhe ju duhen të gjitha pikët që mund t’i marrin”. 

(Kosova Sot)