Bilbao dëshiron ta rikthejë Herreran

  • 26 April 2019 - 14:19
Bilbao dëshiron ta rikthejë Herreran

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, është bërë shënjestër e Athletic Bilbaos, pesë vite pasi u largua nga klubi spanjoll.

Sipas RMC Sport, klubi bask është i gatshëm të konkurrojë me Paris Saint Germainin për nënshkrimin e 29-vjeçarit.

Herreras i skadon kontrata në fund të muajit qershor dhe Djajtë e Kuq nuk do t’ia rinovojnë atë. 

Ai bën pjesë në listën e lojtarëve që do të largohen nga Unitedi gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.

Këtë edicion, mesfushori ka regjistruar 25 paraqitje në të gjitha garat, porse nuk bën pjesë në planet e Ole Gunnar Solskjaer për edicionin e ri.

(Kosova Sot)