Rashica zhgënjen në disfatën e thellë të Bremenit

  • 27 April 2019 - 18:25
Rashica zhgënjen në disfatën e thellë të Bremenit

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, nuk ka arritur ta përsëritë superparqitjen e tij kundër Bayern Munichut sot, në disfatën 4:1 të Werder Bremenit kundër Fortuna Dusseldorfit.

Milot Rashica e kishte kapur vëmendjen e të gjithë medieve në Gjermani në mesajvë, pasi e kishte shënuar një gol dhe e kishte asistuar tjetrin në përballjen me Bayern Munichun në Kupën e Gjermanisë.

Në atë ndeshje, të cilën Bremeni e humbi me rezultat 3:2, Rashica ishte vlerësuar me notën më të lartë nga futbollistët në fushë. E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për ndeshjen që u zhvillua sot në Bundesligë, ku futbollisti nga Vushtria e mori notën 5.6.

(Kosova Sot)