Tre lojtarët që Milani do t’i largojë në verë

  • 28 April 2019 - 11:07
Tre lojtarët që Milani do t’i largojë në verë

Milanit i duhet të njoftohet me fatin e vet në Ligën e Kampionëve para se ta planifikojë strategjinë e transferimeve në verë. Por, disa largime nga klubi janë të pashmangshme, gjithsesi.

Lojtarët kryesorë të klubit mund të largohen nëse Milani nuk ia del të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshme, por janë tre lojtarë të caktuar që do ta braktisin San Siron në fund të këtij sezoni

Pavarësisht çfarë ndodh me fatin e skuadrës, Riccardo Montolivo, Jose Mauri dhe Davide Bertolacci, do të largohen nga klubi sepse kontratat u skadojnë në qershor të 2019-es.

Milani nuk e ka ndërmend t’u ofrojë atyre kontrata të reja, prandaj largimi nga San Siro është i pashmangshëm për ta.

(Kosova Sot)